Ku fëmijët argëtohen dhe mësojnë përmes Muzikës
Një hapësirë e ngrohtë dhe e rehatshme për fëmijët parashkollorë 4-6 vjeç për të eksploruar muzikën dhe miqësinë përmes këndimit, ritmit dhe lojës.
Regjistro fëmijën tuaj
Programe të dizajnuara posaçërisht për fëmijët parashkollorë për të zhvilluar aftësi muzikore dhe sociale.
Një mjedis i rehatshëm dhe stimulues ku fëmijët ndihen të sigurt për të shprehur veten.
Sesione interaktive që kombinojnë lojën me muzikën.
Unë jam Erletë Rexhepi, Msc. e Pedagogjisë Muzikore dhe anëtare e Operës së Kosovës. Që më shumë se 4 vite organizoj orë muzikore me fëmijët parashkollorë në kopshte të ndryshme në Prishtinë, së fundmi në Learning Tree Kosova.
Pasioni im është të shpërndaj njohurinë time të muzikës me fëmijë, pasi që kreativiteti i tyre i jep muzikës jetë 💛
Fëmijët kanë mundësinë të mësojnë shumë këngë të reja në gjuhën Shqipe dhe Angleze, dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre vokale.
Çdo këngë dhe lojë përfshin koreografi dhe vallëzime të ndryshme, gjë që zhvillon koordinimin trupor të fëmijëve.
Lojërat e shoqëruara me instrumentet me goditje zhvillojnë aftësitë ritmike të fëmijëve.
Aktivitetet në grup nxisin miqësinë, bashkëpunimin dhe aftësitë sociale.
Plotësoni formularin në vijim dhe së shpejti do ju kontaktojmë për detaje të tjera.
Regjistrohu TaniVende të kufizuara në dispozicion. Siguroni vendin e fëmijës tuaj sot!